Eksperti i energjisë Dael Dervishi deklaroi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se prej kohësh ka nisur një krizë globale energjetike dhe shkaktari kryesor është konflikti Rusi-Ukrainë.
Eksperti është i mendimit se për Shqipërinë kjo krizë do të thotë rritje çmimesh për produktet energjetike, duke filluar nga energjia elektrike, nafta dhe gazi.
Ai theksoi se Shqipëria po lan mëkatet e qeverisë e cila ka keqmenaxhuar burimet e vendit.
"Skenarët që mund të ndodhin janë të shumtë, por s'mund të parashikohet saktësisht. Mund të presim dhe më keq nga lufta.
Patjetër që ndikon, jemi një vend që e importojmë energjinë. Shqipëria po lan mëkatet e së shkuarës, nuk i është bërë shërbimi vendit siç duhet, nuk kemi menaxhuar naftën siç duhet, kemi burime ujore, vepra të mëdha energjetike.
Kalon tek ne gazi i TAP dhe nuk e përdorim sepse nuk kemi një rrjet ku të shpërndahet gazi. Shanset që mund të përmirësohemi dhe të krijojmë autonomi energjetike janë shumë të mëdha, por nuk ka një plan që e tregon këtë."-tha Dervishi.
© SYRI.net