FMN-ja i mundëson Kosovës qasje në alokimin e tërheqjes SDR

FMN-ja i mundëson Kosovës qasje në alokimin e tërheqjes SDR

12:23, 26/04/2022

Kosova vitet e fundit ka pasur avancim sa i përket bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare.

Për këtë, Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, ka njoftuar Guvernatorin Mehmeti edhe për një mundësi për Kosovën.

“Sot, pranova letrën e nënshkruar nga Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar znj. Kristalina Georgieva, lidhur me alokimin e përgjithshëm të të drejtave të veçanta të tërheqjes (SDR). Drejtoresha Ekzekutive ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për të mbështetur të gjithë anëtarët, me qëllim të tejkalimit të krizës dhe arritjen e një rimëkëmbjeje të qëndrueshme”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha për RTK-në se kjo është arritje e madhe për Kosovën në aspektin politik, ekonomik, strategjik, gjeopolitk e integrues.

“Është një dëshmi që ka avancim sa i përket bashkëpunimit mes BQK-së dhe FMN-së, si rezultat i këtij kooperimi mes dy institucioneve gjegjëse, dhe transparencës së madhe është ndarë edhe SDR. Kjo është e arritur për Kosovën dhe sistemin financiar, Kosova që nga pas lufta ka pasur shumë suksese sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare në këtë rast edhe anëtarësimi në FMN dhe Bankë Botërore janë të arritura të mëdha”, theksoi ai.

Sipas tij edhe pse kohë krize, siç kanë qenë pandemia dhe së fundi lufta në Ukrainë BQK-ja ka treguar përkushtim të respektimit të udhëzimeve dhe rregullave që janë të vëna nga institucionet ndërkombëtare dhe për këtë është vlerësuar me SDR.

“Kjo arritje për Kosovën dhe BQK-në është një dëshmi se kur ka transparencë dhe llogaridhënie vlerësimi nuk do të mungojë”, tha ai.

Çka është SDR?

SDR është një aktiv rezervë ndërkombëtar, i krijuar nga FMN në 1969 për të plotësuar rezervat zyrtare të vendeve anëtare. Deri më sot, janë ndarë një total prej 660.7 miliardë SDR (ekuivalente me rreth 943 miliardë dollarë amerikanë). Kjo përfshin alokimin më të madh ndonjëherë prej rreth 456 miliardë SDR të miratuar më 2 gusht 2021 (në fuqi më 23 gusht 2021). Kjo ndarje më e fundit ishte për të adresuar nevojën afatgjatë globale për rezerva dhe për të ndihmuar vendet të përballen me ndikimin e pandemisë COVID-19. Vlera e SDR bazohet në prej pesë monedhash – dollari amerikan, euro, Yuan kinez, jenit japonez dhe sterlina britanike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco