Eksperti: Ekonomia shqiptare do vazhdojë të bjerë! Sektori energjetik në krizë të thellë

Eksperti: Ekonomia shqiptare do vazhdojë të bjerë! Sektori energjetik në krizë të thellë

21:07, 22/04/2022

Lufta në Ukrainë ngadalëson rritjen ekonomike shqiptare, ndërkohë që FMN përgjysmon pritshmëritë duke parashikuar rritje vetëm 2%.

Sa ka ndikuar lufta? Çfarë efektesh sjell mungesa e politikave lehtesuese?

Shqipëria vlerësohet se do të ketë rritjen më të ulët në rajon. Si do të ndikojë në xhepin e qytetarëve rritja e çmimit të energjisë elektrike?

Si ndikon tek biznesi? Sa ndikon humbja në treg tek kjo masë e qeverisë?

I ftuar në 'Ekonomi Plus' me Klaudja Karabollin në Syri Tv, Enton Duro, ekspert ekonomie dhe Profesor në Universitetin e Tiranës analizon situatën ekonomike në vend dhe pritshmëritë në të ardhmen. 

Duro tha se rënia ekonomike do të vazhdojë, ndërsa sektorin energjetik e quajti në krizë të thellë. 

"Rritja ekonomike është ngadalësuar dhe do të ngadalësohet. Sektorët që do të preken janë energjetika që është në një krizë të thellë. Viti 2021 shënoi vlerë të lartë të prodhimit, ishte një nga vlerat historike më të larta që ndodhte sa i takon prodhimit të energjisë elektrike dhe kjo u shoqërua me një rënie të menjëhershme. Ky sektor është dëmtuar. Sektorë të tjerë janë sektori bujqësor, i cili është një sektor vulnerabël, në vitet e fundit ka shënuar rritje ekonomike të ulët. Është shumë i fragmentarizuar. Ne patëm një rritje ekonomike të lartë për 2021. Kjo bën që detyrimisht vitin tjetër ritmet e rritjes ekonomike bien. E dyta është goditja e madhe që mori sektori energjetik. Ky sektor në 3-4 vite ka ndikuar në rritjen ekonomike. Si në vitin 2018 ne patëm një situatë të mirë hidrike që ndikoi rritjen ekonomike dhe u reflektua në vitin 2019 kur rritja ekonomike pothuajse u përgjysmua", u shpreh Duro.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco