Më 29 prill 2022 mbahet ankandi 20 milionësh i Letrave me Vlerë

Më 29 prill 2022 mbahet ankandi 20 milionësh i Letrave me Vlerë

10:35, 22/04/2022

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 29 prill 2022 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 7 vjeçar të emetuar paraprakisht më 30 prill 2021.

Sipas njoftimit të ministrisë, vlera e emetuar në këtë ankand do të jetë 20 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.

Nga ministria theksojnë se investimi në Obligacione është investim i sigurt dhe i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Ndërsa, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria lut të interesuarit që të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.

“Njëkohësisht, ju lutem që të na përfshini në kopje debtunit@rks-gov.net kur e dërgoni tek mediat e shkruara”, përfundon njoftimi i MFPT-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco