Tregjet gjatë javës që lëm pas

Tregjet gjatë javës që lëm pas

12:25, 17/04/2022
Shkruan Emanuel Bajra:

Tregjet gjatë javës që lëm pas:
[💢] Sipas Oxford Economics, falimentimi i rusisë do të jetë shumë i rëndë si proces socio-ekonomik dhe shumë traumatik për këtë vend. Gjasat janë që FED-i amerikan do ti konfiskojë të gjitha asetet e bankes qendrore ruse në muajt në vazhdim duke mos i lejuar kësaj të fundit as mundesi të indeksimit fizik të arit si rezervë shtetërore.
[💢] Elon Musk si duket ka gjasa që ta fitojë betejen e tij me bordin e Twitter! Shumë investitorë kanë shoreh interesim që ta ndihmojnë Musk që ta rritë ofertën prej $54.20 p/a në $7. Nëse bordi prapë refuzon ofertën atëherë tregtarët e stoqeve do ta ‘shorting’ (minimin e konfidencës në stabilitetin e kompanisë dhe humbjes së vlerës në bursat ndërkombëtare) çka do të mund ta falimentonte këtë platformë sociale.
[💢] Stifel e deklaron stokun e Twitter për “Sell” shitje - duke e rritë presionin ndaj bordit për të arritë një marrëveshje me Musk.
[💢] Warren Buffett e lavdëron Elon Musk dhe fushaten e tij për blerjen e Twitter duke thënë se “Ai e ka një ide dhe ai është duke fituar. Kjo është Amerika”.
[💢] Sipas Morgan Stanley - ringritja e vlerësimeve në bursa ditëve të fundit nuk është gjë tjetër përpos se një moment ku “Ferterja n’zjarrë ndërsa peshku n‘ajër” ku ka
likuiditet të premtuar 6 muaj më herët përderisa realizimi në kthim të investimeve nuk do të jetë i mundur në tre muajt e ardhshëm. Çka i bën stoqet të fryera artificialisht.
[💢] Investitori dhe inovatori legjendarë, Peter Thiel i konsideron Warren Buffett, Jamie Dimon dhe Larry Fink si dinosaur të botës së investimeve si edhe armiq të denjë të Bitcoin dhe për këtë arsye do të vijë dita kur ata ”do të hanë koken e tyre”.
[💢] CEO i platformes investuese Robinhood thotë se kriptovaluta Dogecoin do ta zëvendësojë VISA si kompania më e madhe transaksiinale globale brenda pak viteve. Dogecoin mund ta bëj këtë vetëm nëse ajo ngrit intensitetin e transaksioneve dhe shtrenjton shërbimet transaksionale në muajt në vazhdim.
[💢] Kina lëshon rubinetat e shtypjes së parasë duke injektuar $83 miljardë para taze në sistemin e saj bankar pasi që vëren se bankat kanë harxhuar likuiditetin e vet dhe kanë nevojë për ri-energjizim të balance sheet të tyre. Kina redukton kërkesat për rezerva në kapital për bankat për 0.25% në nivelin 8.1% duke i ndihmuar ato që të përdorin likuiditetin e akumuluar për rritjen e kreditimit dhe hipotekave.
[💢] $100 triljon janë të investuara në gjithë sistemin financiar global dhe prej tyre $900 miljardë janë kriptovaluta. Akoma një rrugë e gjatë për kriptovalutat ta zëjnë hapin me tregjet institucionale por, me siguri se një ditë shumë shpejtë do të arrijmë deri te ekuilibri.
[💢] Irani tashmë edhe zyrtarisht ka deklaruar që ka ndërtuar tunele të pafundme ndërtokësore nga ku i fsheh centrifugat që po i ndihmojnë këtij vendi ndërtimin e armës berthamore si edhe fshehjes nga inteligjenca Izraelito-amerikano-britanike. Ky vend harron që satelitet hapësinorë me aftësi regjistrimi të ultrazërit, frekuencave elektro-magnetike si edhe penetrimit deri në 50 kilometra në thellësi të tokës u mundëson atyre monitorimin e projektit iranian 24/7.
[💢] Investcorp ka bërë ofertë ta blejë klubin futbollistik italian AC Milan për $1.1 miljardë.
[💢] Pakistani tashmë është në luftë të hapur kundër talebanëve në Afganistan duke bombarduar nga ajri të gjitha lokacionet e fshehta ushtarake dhe aktivitetet operacionale brenda vet territorit afganistanez.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco