Musk ofron 41 miliardë dollarë për të blerë Twitter

Musk ofron 41 miliardë dollarë për të blerë Twitter

14:20, 14/04/2022

Miliarderi Elon Musk ka bërë një ofertë për të blerë rrjetin social Twitter, raporton DW. 

Themeluesi dhe drejtori i kompanisë “Tesla” ofron 41.39 miliardë dollarë (37.92 miliardë euro) për blerjen e Twitter, ose 54.20 dollarë për aksion. 

Krahasuar me çmimin e aksioneve përpara se Musk të bëhej pronar i rreth nëntë për qind të aksioneve të kompanisë më 1 prill, kjo është një rritje prej 38 për qind.

“Kam investuar në Twitter sepse besoj në potencialin e tij për të qenë një platformë për lirinë e fjalës në mbarë botën. "Unë besoj se liria e fjalës është një imperativ social për një demokraci funksionale," shkroi Musk në një letër drejtuar presidentit të Twitter, Brett Taylor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco