Analisti i ekonomisë e sheh pozitive ndarjen prej 100 eurove nga Qeveria

Analisti i ekonomisë e sheh pozitive ndarjen prej 100 eurove nga Qeveria

17:34, 13/04/2022

Analisti i ekonomisë, Jakup Bellaqa në një prononcim për Syri.net Kosova ka theksuar se mjetet e ndara në vlerë prej 100 milonë euro, nga ekzekutivi i vendit për kategoritë sociale, për sektorin publik dhe sektorin privat, janë të mirëseardhura dhe duhet vlerësuar pozitivisht sepse përfitojnë çdo familje dhe çdo kategori dhe çdo punëtor nga 100 euro.

Sipas tij, kjo do të thotë se çdo individi përfitues i rritetë fuqia blerëse për konsum dhe bizneseve ju rritet fuqia shitëse. 

"Kisha sugjeruar qe edhe në të ardhmen duhej vazhduar, dhe konstatojë se kjo ndihmë nuk është lemoshë siç po e quan dikush por është infuzion për ekonominë nacionale sepse në muajt prill dhe maj, ekonomisë i shtohen përkatësisht tregut të mirave dhe shërbimeve dhe tregut monetar, i shtohen plus 100 milonë euro, duke marrë parasyshë që jemi ekonomi e vogël dhe ende me një produktivitet ende jo të dëshiruar reflekton pozitivisht në aspektin afatshkurtër, ndërsa rritja dhe miratimi i pagës  minimale dhe rritja e pagës maksimale do të krijonte efekte ekonomike pozitive afatmesme dhe afatgjate, dhe do të  ndikonte në rritjen e produktivitetit dhe rritjes ekonomike dhe ngritjen e cilsisë se jetës se qytetarit dhe konsumatorit Kosovar", ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se këto mjete buxhetore janë të popullit dhe po i shpërndahen popullit dhe janë të mëdha dhe duhet vlerësuar, kur jep qeveria duhet vlerësuar, kur nuk jep duhet kritikuar. 

Andaj, si konkluzion duhet nxjerr dhe duhet të këtë parasysh se janë disa faktor të krizës ekonomike, që kanë ndikuar si: a) Pandemia, b) Lufta në Ukrainë, c) Jemi ekonomi importuese ma shumë se eksportuese, d) Jemi shoqëri ma shumë konsumuese sesa prodhuese, praë janë disa faktor bazik që kanë ndikuar në të kaluarën si shkaktare të krizës ekonomike dhe ende po i vuajmë pasojat nga e kaluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco