Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike për 2022 do të ngadalësohet në 3.9 për qind

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike për 2022 do të ngadalësohet në 3.9 për qind

17:06, 11/04/2022

Në 3.9 për qind pritet të ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë gjatë viti 2022. 

Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të Bankës Botërore.

Sipas Bankës Botërore reformat e mëtejshme për të rritur konkurreshërminë do të ndihmonin në ruajtjen e momentumit të eksportit të Kosovës. Kjo rimëkëmbje sipas BB-së mbështetet nga ringritja e kërkesës së brendshme dhe rritja rekorde e eksportit.

Edhe inflacioni gjithashtu u intensifikua, i nxitur nga rritja e çmimeve të importit.

Sipas këtij raporti, në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet të bjerë në 3.2 përqind në vitin 2022, pasi pasojat nga lufta ndikojnë në nënrajon kryesisht përmes kanaleve të mallrave.

Ashtu si në Evropën Qendrore, rrjedhjet indirekte nga konflikti Rusi-Ukrainë paraqesin rrezik të konsiderueshëm për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nëse konflikti shkakton një ngadalësim në zonën e euros. Ballkani Perëndimor është shumë i varur nga zona e euros si destinacion për 63 për qind të eksporteve të tij, ndërsa më shumë se gjysma e IHD-ve të nënrajonit dhe gati dy të tretat e dërgesave të tij vijnë nga zona e euros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco