Rritja e çmimeve po 'frenon' eksportet e Shqipërisë në Kosovë

Rritja e çmimeve po 'frenon' eksportet e Shqipërisë në Kosovë

18:26, 10/04/2022

Të dhënat doganore nga Morina tregojnë se në 10 ditët e fundit të marsit pesha e eksporteve është ndjeshëm më e ulët nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqipëria ka eksportuar mbi 21 mijë tonë mallra më pak në krahasim me një vit më parë. Por nëse shohim vlerën ajo është rritur nga 1.6 miliardë lekë në mbi 2 miliardë lekë. Këto tregues theksojnë impaktin e fortë të rritjes së çmimeve. Eksportuesit theksojnë se rritja e naftës por edhe e mallrave të tjerë ka ulur rrugët që ata bënin në drejtim të Kosovës.

“50 % efekt i rritjes së karburanteve, është e papërballueshme sidomos për kamionët”.

“Ka rënë niveli i eksporteve edhe si pasojë e rritjes së çmimeve.”

Gjatë 2021 konstatohet ndër të tjera se eksportet e mallrave shqiptare me Kosovën kanë njohur zgjerimin më të madh duke u rritur me 43.6% ose 37.6 miliard lekë në total por duket se rritja e çmimeve do ta zbeh këtë trend.

Në Kosovë eksportohen më tepër materiale ndërtimi dhe metale zë i cili kap vlerën e 17.4 miliard lekëve gjatë vitit të shkuar. Po ashtu rritje të eksporteve ka pasur edhe në nëngrupin prodhime letre e druri si dhe minerale e lëndë djegëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco