ATK, nxjerr vendim shpjegues për bizneset që iu vdes pronari

ATK, nxjerr vendim shpjegues për bizneset që iu vdes pronari

12:30, 25/01/2022
Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerrur vendimin shpjegues për procedurat e trashëgimisë ligjore të Biznesit Individual pas vdekjes së pronarit.Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik, sipas ATK është që të sqaroj procedurat nga aspekti tatimor, lidhur me trashëgiminë e Biznesit Individual pas vdekjes së pronarit.
 
"Ky Vendim Shpjegues Publik ju dedikohet të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë statusin e personit fizik afarist (Biznes Individual), si dhe të gjithë zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët angazhohen në shqyrtimin e kërkesave të tatimpaguesve, inspektime dhe kryerjen e kontrollave tatimore" thuhet në njoftim.
 
Vendimin Shpjegues Publik Nr.01/2022 – për procedurat e trashëgimisë ligjore të Biznesit Individual pas vdekjes së pronarit, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegime Publike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco