Katër propozime për tranzicionin energjitik në Kosovë

Katër propozime për tranzicionin energjitik në Kosovë

10:53, 17/01/2022

Dardan Abazi, Hulumtues i Lartë dhe Menaxher i Programit në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), ka folur për Balkan Green Energy News rreth tranzicionit të energjisë dhe progresin e deritanishëm në Ballkanin Perëndimor.

Abazi tha se është e nevojshme që autoritetet në Kosovë të krijojnë një fond për konsumatorët në nevojë. “Importet me çmime shumë të larta ndikojnë në uljen e investimeve dhe ndonjëherë edhe në mungesën e energjisë, shkruan Syri.net Kosova.

Prandaj, investimet në projektet inovative janë shumë të rëndësishme për përballimin e këtyre krizave”, tha ai.

“Gjithashtu, edhe qasja “Ndotësi paguan” rrit ndërgjegjësimin e konsumatorëve dhe kujdesin për mjedisin. Kosova, e cila muajin e kaluar u detyrua të bëjë ndërprerje sistematike dhe të përkohshme të energjisë elektrike, duhet gjithashtu të investojë në efiçencën e energjisë përmes Paketës së Ringjalljes Ekonomike dhe të përshpejtojë investimet në ngrohje qendrore sa më shpejt që të jetë e mundur për të reduktuar kërkesën për energji elektrike”.

Sipas Abazi, disa nga zgjidhjet e mundshme do të ishin integrimi i tregut me Shqipërinë, mbështetja për konsumatorët, përfshirja e taksave për përdoruesit e burimeve fosile dhe taksa e karbonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco