Ministrja e Zhvillimit EKonomik lajmërohet nga Beogradi në një takim për energji

Ministrja e Zhvillimit EKonomik lajmërohet nga Beogradi në një takim për energji

20:47, 30/11/2021

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në takimin e 19-të ministror për energji në Beograd, shkruan Syri.net Kosova.

"Sot kam marrë pjesë në takimin e 19-të Ministror të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Beograd. Fokusi i takimit të këtij viti ka qenë Paketa e Energjisë së Pastër 1 dhe 2 e cila është miratuar si zhvillim pas reformave të tregut të gazit dhe energjisë elektrike të orientuara drejt tranzicionit në energji të gjelbër. Gjatë takimit gjithashtu është miratuar Udhërrëfyesi i Dekarbonizimit me elemente të “Green Deal” i cili synon të transferojë Komunitetin e Energjisë në komunitet të energjisë dhe klimës gjatë dekadës së ardhshme. Gjatë takimit kam ri-cekur që Republika e Kosovës e vlerëson procesin që synon reformimin e Traktatit dhe mbështetë shumicën e amandamenteve të propozuara. Megjithatë, përfaqësimi formal dhe adekuat është i rëndësishëm për të shmangur çfarëdo pasigurie ligjore të mundshme sa i përket të drejtave dhe përgjegjësive. Prandaj, kam kërkuar që të ndërrohet emri nga UNMIK në Republika e Kosovës në Traktat pasi Qeveria e Kosovës është palë ligjore e të gjitha kërkesave të Traktatit që nga 17 shkurti 2008. Jam mirënjohëse për Republikën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë mbështetur Republikën e Kosovës në këtë çështje. Tutje, gjatë takimit kam hapur çështjen e linjës interkonektive mes Kosovës dhe Serbisë para Sekretariatit duke kërkuar që të veprojnë në përpuethshmëri me Rregullat për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga institucionet relevante të Komunitetit të Energjisë. Mungesa në qasje të kapaciteteve në kufi me Serbinë është duke limituar tregtinë dhe duke shkaktuar implikime financiare për tregtarët, e që në mënyrë serioze ka dëmtuar e kufizuar transaksionet tregtare në Evropën Juglindore. Republika e Shqipërisë, e cila gjithashtu ndikohet nga kjo çështje, ka shprehur përkrahjen e saj.", ka shkruar ajo në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco