​Komisioni për Integrime Evropiane miraton amendamentin e Projektligjit për IPA 2016

​Komisioni për Integrime Evropiane miraton amendamentin e Projektligjit për IPA 2016

12:28, 30/11/2021

Komisioni për Integrime Evropiane me nëntë vota pro ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.

Këtë projektligj e ka prezantuar Besnik Bislimi zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i cili theksoi se ky amendament mundëson shtyrjen e afatit nga 2023 në 2024 për ekzekutimin e projekteve, të cilat sipas tij kanë ngecur për shkak të pandemisë COVID-19.

Ani pse kanë mbështetur këtë projektligj, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) patën kritika.

 

Blerta Deliu-Kodra nga ky subjekt ka kritikuar zëvendëskryeministrin Bislimi për siç tha ajo, mosrritje të buxhetit për departamentin e integrimeve evropiane.

Derisa deputetja Deliu Kodra tha se me projektbuxhetin e vitit 2022 është rritur buxheti për Zyrën e Kryeministrit.

Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Po ashtu ky Komision ka miratuar edhe Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendi, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco