Vjen një apel i 'çuditshëm' nga KEDS: Po mbingarkohet rrjeti, mos u ngrohni me rrymë

Vjen një apel i 'çuditshëm' nga KEDS: Po mbingarkohet rrjeti, mos u ngrohni me rrymë

17:48, 28/11/2021

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka apeluar te qytetarët që të mos e shfrytëzojnë rrymën për ngrohje, pasi për shkak të mbingarkesës po ka prishje në rrejt.

KEDS-i përmes një fotografie që e ka shpërndarë në Facebook, ku shihet një trafo e djegur, rekomandon që qytetarët të kursejnë energjinë dhe aty ku munden të shfrytëzojnë forma alternative të ngrohjes, në mënyrë që të mos ketë raste të tilla edhe më tutje.

Sipas KEDS-it mbingarkesat në rrjet, si pasojë e shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje, kanë lënë një pjesë të qendrës së Gjakovës pa rrymë, shkruan Syri.net Kosova.

Njoftimi i plotë:

Mbingarkesat në rrjet si pasojë e shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje lënë një pjesë të qendrës së Gjakovës pa rrymë.

Shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje me rënien e temperaturave po shkakton dëme të mëdha në rrjetin elektrik. Kjo pasi mbingarkesat po dëmtojnë jo vetëm kabllot nëntokësore por edhe stabilimentet tjera energjetike.

KEDS është duke bërë përpjekje maksimale në terren për të sanuar sa më shpejt dëmet mirëpo situata po bëhet edhe më e vështirë me ndryshimin e motit, ku tashmë kanë filluar rigat e shiut në këtë pjesë.

KEDS u bën thirrje konsumatorëve që sa më shumë të mundohen ta kursejnë energjinë elektrike dhe pajisjet shtëpiake t’i shfrytëzojnë pas orës 22:00.

Vetëm bashkarisht mund t’ia dalim! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco