Ky ekonimist reagon ndaj sidikatave, përmend një shembull rreth haraçit me 'Al Caponen'

Ky ekonimist reagon ndaj sidikatave, përmend një shembull rreth haraçit me 'Al Caponen'

19:05, 25/11/2021

Ekonimisti Edison Jakurti ka folur rreth kërkesave sindikale që janë shfaqur kohëve të fundit në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

"Udhëheqësia e sindikatave mund të mos jetë e duhura, mund të jetë e motivuar politikisht apo edhe e korruptuar. Në kohën e prohibicionit në Sh.B.A, udhëheqësia e shumë sindikatave ishte e njësuar me mafinë. Për shembull, Al Capone ka mbledhur haraç për sindikatat.", ka shkruar ai.

"Ama pavarësisht këtyre devijime të udhëheqësive në momente të caktuara, nga një këndvështrim më i gjerë historik, sindikatat kanë qenë organizimi më i rëndësishëm për punëtorin në kapitalizëm. Orari i punës prej 8 orë në ditë apo 40 orë në javë - meritë e organizimit sindikal. Pushimi në fundjavë - meritë e organizimit sindikal. Pushimi me pagesë - meritë e organizimit sindikal. E drejta për pushim shëndetësor - meritë e organizimit sindikal. Pushimi i lehonisë - meritë e organizimit sindikal. Paga minimale - meritë e organizimit sindikal. Dhe lista e meritave të organizimit sindikal vazhdon", ka shtuar ai më tej.

Sipas tij, sindikatat duhet të jenë autonome në vendimet që marrin dhe gjithnjë t’u bëjnë presion institucioneve shtetërore për përmirësimin e kushteve të punës. 

Historikisht është dëshmuar që progresi për punëtorët nuk është arritur nga bujaria e shtetit por nga presioni që ka ardhur nga vetë organizimi i punëtorëve. Rrjedhimisht, luftimi i tyre është i gabuar. Zhvillimi i tyre është i drejtë. 

Iu mbetet vetë punëtorëve që t’i demokratizojnë sindikatat duke i larguar udhëheqësit e korruptuar dhe sjellur udhëheqës që nuk kanë synim tjetër pos përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, dhe ruajtjen e dinjitetit të tyre në çdo moment.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco