REL ka publikuar një infografikë që tregon se si janë rritur çmimet e produkteve nga viti 2010, shkruan syri.
Përderisa në vitin 2010, orizi kushtonte 1 euro e 31 centë, tash kushton 1 euro e 48 centë. Çmimi i një kilogrami miell nga 34 centë është bërë 52 centë.
Është rritur edhe çmimi i vezëve. 30 kokrra vezë në 2010’ën mund t’i bleje me 2 euro e 27 centë, derisa tash duhet të paguash 2 euro e 57 centë.
Edhe vaji është shtrenjtuar. Para 11 vitesh mund ta bleje një shishe vaj me 1 euro e 22 centë, e tash kushton 1 euro e 54 centë.
I vetmi produkt që i është ulur çmimi është sheqeri. 1kg sheqer në vitin 2010 kushtonte 75 centë, derisa tash kushton 73 centë.
Rritje ka shënuar edhe çmimi i fasules. Aktualisht një kilogram fasule kushton 2 euro e 54 centë, e në 2010’ën kushtonte 1 euro e 88 centë.
Janë rritur edhe çmimet e mollave. Një kilogramë mollë mund ta blije me 75 centë me herët, e tash duhet të paguani 1 euro e 14 centë.
Çmimi i patatEve është rritur për 20 centë. Tash kushton 59 centë, e më herët 39 centë.
Produkti që është shtrenjtuar më së shumti është kafeja. Nga 5 euro e 13 centë sa kushtonte kilogrami, tash është bërë 9 euro e 45 centë
© SYRI.net