Kosovë o vend i dembelave, nga  400 mijë hektarë u mbollën me grurë vetëm 68 mijë

Kosovë o vend i dembelave, nga 400 mijë hektarë u mbollën me grurë vetëm 68 mijë

19:36, 27/10/2021

Profesori, Safet Merovci ka bërë të ditur se nga 414 mijë hektarë të tokës bujqësore  vetëm 68 mijë hectare u mboll me grurë, transmeton Syri.net Kosova.

Sipas tij, nga kjo sasia e prodhimit të grurit mesatarisht është rreth 4 mijë kilogramë për hektarë.

“Sipas nevojave të projektuara në nivel vendi, nëse do të mbilleshin rreth 100 mijë hektarë me grurë dhe nëse rendimenti do të ishte i njejtë, rreth 4 mijë kilogramë për hektarë, atëherë del që Kosova do të prodhonte 400 mijë tonë grurë, sa janë dhe kërkesat dhe kështu do të plotësoheshin nevojat tona për bukë dhe produkte tjera gruri”, ka shkruar Merovci.

Ai tutje në një postim në Facebook bënë thirrje që  të investohet në bujqësi me prioritet.

“Koha dhe kriza ekonomike nuk pret, sepse do të zgjasë. Kush ka tokë shumë e nuk e punon, le ta "dorëzojë" tek ata që e punojnë dhe duan të fitojnë, duke e garantuar shteti çmimin e grurit.  Nuk duhet të varemi nga Serbia, Rusia e Kina, lojtarë kyç në rajon dhe në tregun botëror të drithërave! Duhet ta mbajmë vetveten me bukë. Mundësitë janë, veç ta duam shtetin e tokën tone”, shkruan tutje ai.

Postimi i plotë:

Se është përvetësuar ("privatizuar") toka bujqësore, me "çmime" sa kanë dashur, këtë tashmë të gjithë e kemi marr vesh.

Problemi ynë kryesor është: a punohet kjo tokë e "privatizuar" bujqësore dhe jo vetëm?

Sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të tokës bujqësore (2018), llogariten të jenë 414 mijë hektarë.

Nga kjo, sivjet kanë qenë të mbjellura me grurë rreth 68 mijë hektarë. Sasia e prodhimit të grurit mesatarisht është rreth 4 mijë kilogramë për hektarë.

Sipas nevojave të projektuara në nivel vendi, nëse do të mbilleshin rreth 100 mijë hektarë me grurë dhe nëse rendimenti do të ishte i njejtë, rreth 4 mijë kilogramë për hektarë, atëherë del që Kosova do të prodhonte 400 mijë tonë grurë, sa janë dhe kërkesat dhe kështu do të plotësoheshin nevojat tona për bukë dhe produkte tjera gruri.

Pra, qeveritarë e opozitarë, le të investohet në bujqësi me prioritet. Koha dhe kriza ekonomike nuk pret, sepse do të zgjasë. Kush ka tokë shumë e nuk e punon, le ta "dorëzojë" tek ata që e punojnë dhe duan të fitojnë, duke e garantuar shteti çmimin e grurit.

Nuk duhet të varemi nga Serbia, Rusia e Kina, lojtarë kyç në rajon dhe në tregun botëror të drithërave! Duhet ta mbajmë vetveten me bukë. Mundësitë janë, veç ta duam shtetin e tokën tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco