VV e jep lajmin, autostrada Prizren – Tetovë po bëhet

VV e jep lajmin, autostrada Prizren – Tetovë po bëhet

17:13, 27/10/2021

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se autostrada Prizren – Tetovë po bëhet ashtu siç edhe janë zotuar, shkruan Syri.net Kosova.

"Sot në mbledhje të Qeverisë u krijua komisioni për studimin e fizibilitetit të kësaj rruge. 
Ministri Liburn Aliu u shpreh i kënaqur me punën që është bërë mes dy vendeve për këtë projekt.
Lidhja mes qytetarëve, shtimi i mundësive ekonomike mes dy vendeve tona, dhe zhvillimit i turizmit duke mbrojtur natyrën, janë në qendër të këtij projekti, tha ai.", thuhet në njoftimin e VV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco