Eksperti e gjen 'ilaçin' për çmimet e rritura në Kosovë

Eksperti e gjen 'ilaçin' për çmimet e rritura në Kosovë

17:13, 26/10/2021

Eksperti i ekonomisë, Edison Jakurti e ka gjetur 'ilaçin' për çmimet e rritura në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

"Të gjitha ata që përditë bërtasin "Qeveria duart larg nga ekonomia!" tani bëjnë me gisht kah ajo për ngritje të çmimeve. Hipokrizi. Hipokrizi që e shohim në çdo krizë. Si në Sh.B.A e gjithë botën: oligarkët, korporatat e klanet e tilla që në ditë të mira lobojnë e ndikojnë që Qeveria të mos përfshihet në treg e t'ua ul tatimin mundësisht në 0, në "race to the bottom" e famshme, bëhen "too big to fail" kur ka krizë e nuk i kanë punët mirë financiarisht", ka shkruar ai.

"Sërish e sërish jemi dëshmitarë të dështimeve të panumërta të tregut e të paaftësive të tij për vetërregullim. Kosova është vend shumë i vogël me rolin e "price taker" në ekonominë globale. Ne nuk vendosim çmime, neve na vendosen çmimet. Por përveç kësaj, dallimi i madh mes inflacionit në eurozonë dhe tek ne lë shumë vend për të dyshuar në manipulimin e çmimeve nga tregtarët e mëdhenjë në Kosovë.
Rritja e çmimeve funksionon edhe si profeci vetëpërmbushëse: pritja për rritje të çmimeve krijon sjellje që shkakton rritjen e çmimeve. Sa më shumë histeri kolektive të ketë, aq më shumë do të ngriten çmimet.
Qeveria nuk ka faj për ngritjen e çmimeve. Por ajo mund të bëhet fajtore nëse nuk bën asgjë në këtë drejtim. Ose mund ta marrë një rol edhe më aktiv në ekonomi.
Rregullimi e kontrolli janë një ilaç. Duhet shtuar kontrolli i inspektoriatit në terren e rritur dënimi për tregtarët që manipulojnë me çmime. Tatimi është një ilaç tjetër. Duhet hequr tatimi për të varfrit e rritur tatimi për super të pasurit. Vendosja e çmimeve tavan është një tjetër ilaç. Disa produkte bazike nuk duhet lejuar të rriten mbi një çmim të caktuar", ka theksuar Jakurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco