Fluska e patundshmërisë mund të shpërthejë edhe në Kosovë me pasoja katastrofale

Fluska e patundshmërisë mund të shpërthejë edhe në Kosovë me pasoja katastrofale

21:38, 22/10/2021

Profesori Bekim Baliqi ka paralajmëruar se në Kosovë mund të shpërthejë ajo që në tregjet financiare njihet si “Fluska në patundshmëri”.

Sipas Baliqit, Fluska në patundshmëri është duke u fryrë në shumë metropole dhe mund të shpërthejë në çdo kohë, shkruan Syri.net Kosova.

“Ky është një paralajmërim nga Raporti i UBS Global Real Estate Bubble Index e cila nuk e ka përfshirë në analizë Prishtinën, por pa dyshim që këtu fluska do të jetë katastrofale dhe me pasoja afatgjate. Ka sinjale të shumta që po na paralajmërojnë, por deri tash askush asgjë nuk po ndërmerr, e dikur do të jetë tepër vonë!”, ka potencuar në një status neë Facebook, Baliqi, profesor në shkencat politike në Universitetin e Prishtinës.

Sipas tij, indikator janë: raporti i çmimit të banimit me të ardhura, çmimet e qirasë, kushtet e kreditimit, kërkesa-oferta, zhvillimi ekonomik etj.

Aktualisht çmimet e banesave në Prishtinë, mbërrijnë deri në 2300 euro për metër katror në zonat rreth qendrës, që I bie se për një banesë mesatare, duhet të paguhen mbi 160 mijë euro, një shumë e papërballueshme për standartin kosovar.

Ndërkohë çmimet e shtëpive kapin shifra nga 300 mijë deri në 800 000 euro apo edhe më shumë, duke kaluar vendet e zhvilluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco