Ankohet kryegastronomi, çmimet fluturuan, espresso 70 centë, hamburgeri 1 euro

Ankohet kryegastronomi, çmimet fluturuan, espresso 70 centë, hamburgeri 1 euro

12:01, 22/10/2021

I pari i gastronomëve kosovarë ka alarmuar pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjisë. Ai ka adresuar kritika edhe ndaj Autoritetit të Konkurrencës, shkruan Syri.net Kosova.

“Ku është more autoriteti i konkurences qe dojke me na denu Gastronomet?

na sakatun me çmime te furnizimit si ne familjet tona po ashtu dhe ne Gastronomi

Rrogat e njejta standarti i njejt çmimet na kan shku vetem duke u rritur ne te gjitha produktet, masnej kur qohemi na me ngrit çmimet atëher me na denu neve.”, ka shkruar Petrit Kllokoqi në rrjetin social Facebook.

Më tutje, ai ka radhitur produktet e shtrenjtuara, që po e rëndojnë jetën në Kosovë.

“Vaji 40% ngritje

Sheqeri 20% ngritje

Nafta 20% ngritje

Mielli 10% ngritje

Domatet 45% ngritje

Specat 38% ngritje

Etj etj

Shporta e konsumatorit u rrit per 18%

A na vazhdojm me espreso

70 cent

Hamburgeri komplet 1€”, përfundon postimi i Kllokoqit.

Gastronomia është ndër sektorët më të goditur nga pandemia për shkak të masave kufizuese.

Shoqata e gastronomëve ka paralajmëruar mosbindje dhe protestë nëse nuk lirohen masat, pas rënies së numrit të infektimeve në Kosovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco