'Zgjohet' Këshilli Ekonomik Social, zgjedhet kryetari i ri, fajësohet qeveria

'Zgjohet' Këshilli Ekonomik Social, zgjedhet kryetari i ri, fajësohet qeveria

11:54, 22/10/2021

Këshilli Ekonomik Social është mbledhur pas një viti pauzë, me nismën e kreut të AKB-së, Agim Shahini, që e ka fajësuar qeverinë për këtë pasivitet

Me shumicë votash, Atdhe Hykolli, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. është zgjedhur kryetar i Këshilli Ekonomik Social, raporton Syri.net Kosova.

Petrit Balija kryetar i Shoqatës së Bankave, tha se është i rëndësishëm funksionalizimi i këtij Këshilli dhe rekomandimet e tij do të ndihmojnë ekonominë dhe punëtorët.

“Përderisa jemi anëtarë të Këshillit duhet ti respektojmë dispozitat tona, dhe çdo ftese duhet t’i përgjigjemi. Jemi takuar që të funksionalizojmë KES, për shkak probleme të tjera, dhe rekomandimet që dalin nga KES ndihmojnë punëtorët dhe ekonominë e Kosovës”.

Këshilli është mekanizmi i vetëm zyrtar për zhvillimin e dialogut social në Republikën e Kosovës, në të cilin zhvillohen dokumente mbi marrëdhënien e punës, mirëqenien sociale, dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës.

Funksionet kryesore të Këshillit Ekonomik-Social janë: këshillimi dhe udhëzimi i institucioneve të Republikës se Kosovës mbi politikat ekonomike, të punës dhe mirëqenies sociale, nënshkrimi i kontratave kolektive, nxitja e konsultimeve në mes të palëve dhe aktivitete të tjera.

KES përbëhet nga 5 përfaqësues të Organizatave të Punësuarve, 5 përfaqësues të Organizatave të Punëdhënësve, dhe 5 përfaqësues të Qeverisë së Kosovës. Ligji përcakton edhe kriteret për përfaqësimin e këtyre organizatave (kriteret mund t’i shihni në Aneksin e bashkangjitur).

KES ka edhe Sekretariatin e tij i cili është përgjegjës për kryerjen e punëve profesionale, administrative, teknike dhe operative.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco