Pandemia e zhyti keq Kosovën në borxhin 1.5 miliard euro

Pandemia e zhyti keq Kosovën në borxhin 1.5 miliard euro

11:38, 20/10/2021

 

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pasur rënie prej 5.5 për qind, ndërsa borxhi publik është rritur në 1.5 miliardë euro. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, duke paraqitur raportin e financiar për vitin 2020 në Komisionin për Buxhet, ka thënë se pandemia COVID 19 ka bërë që të ketë rënie ekonomike dhe të rritet borxhi publik.

Megjithatë, Mehmeti u shpreh se aktiviteti ekonomik në gjysmëvitin e parë të vitit 2021, ka qenë 10.1 për qind më i lartë se viti paraprak.

Edhe pse deri para pak vitesh borxhi, në raport me BPV-në, ishte më i ulëti në rajon, viteve të fundit situata është shqetësuese.

2019

Në vitin 2019, vit kur Kosovën dhe mbarë globin nuk e kishte prekur ende në tërësi pandemia e Covid-19, Borxhi publik i Kosovës kishte kaluar vlerën prej 1.1 miliard euro.

Nga kjo vlerë, më shumë se 721 milionë euro llogariteshinborxh i brendshëm, kurse 409 milionë euro është borxh ndërkombëtar. Pjesa më e madhe e borxhit është ndaj Bankës Ndërkombëtare për Ndërtim dhe Zhvillim (BNRZH) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Viti 2018

Sipas raportit të Bankës Qendrore, borxhi publik në tre mujorin e fundit të vitit  2018 kishte arritur në 1.1 miliard euro, që është për 9.7 për qind më i lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Rreth 700 milionë euro, i takojnë borxhit të brendshëm, kurse më shumë se 400 milionë janë të atij ndërkombëtar, thonë nga Ministria e Financave.

Ndryshe, borxhi publik i Kosovës, i referohet detyrimeve që ka qeveria për të paguar shumën e caktuar në një të ardhme të caktuar, ndaj mbajtësve të obligacioneve të lëshuara nga qeveria apo institucione të tjera.

Për vendin tonë, borxhi publik ka filluar të emetohet që nga viti 2009 dhe  rregullohet me Ligjin e Borxhit Publik, i cili thotë se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Kujtojmë se  ndërvite pati aralajmërime për rreziqet e ngritjes së borxhit publik.

Ishte Banka Botërore, e cila kishte paralajmëruar se ai deri më 2025, mund të arrijë vlerën deri në 30 për qind të BPV-së, nëse  vazhdohet me rritje të shpenzimeve rrjedhëse të cilat tejkalojnë rritjen e të hyrave.

Po ashtu, ishte  edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka paralajmëruar se borxhi i Kosovës mund të rritet deri në 40 për qind të Bruto Produktit Vendor

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco