Guvernatori i BQK-së: Ekonomia pritet të rritet në 9.9%

Guvernatori i BQK-së: Ekonomia pritet të rritet në 9.9%

11:49, 20/10/2021

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehneti, ka thënë se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pësuar rënie prej 5.5 për qind, ndërsa borxhi publik është rritur në 1.5 miliardë euro.

Këto Mehmeti i tha në raportimin financiar për vitin 2020 në Komisionin për Buxhet, ku tha se pandemia ka bërë që të ketë rënie ekonomike dhe të rritet borxhi publik.

Këtë raport të guvernatorit, anëtari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Eman Rrahamani e quajti të gjenaralizuar dhe pa ndonjë llogaridhënie konkrete.

“Që në ditët e para të masave kufizuese BQK është koordinuar me gjitha institucionet financiare për të siguruar marrjen e masave adekuate karshi nevojave të ekonomisë. Vështirësitë ekonomike u reflektuan edhe në sektorin fiskal. Borxhi publik ka arrit në 1.5 miliardë euro”, tha ai.

Tutje ai foli edhe për moratoriumin për shtyrje të pagesave të kredisë për personat dhe bizneset e prekur nga pandemia.

“Kemi marrë moratorium për shtyrje të kredive nga kredi marrësit të cilët janë goditur nga pandemia. 370 milionë euro është shuma e kredive të rikontrukturuara”, tha ai.

Tutje ai foli edhe për raportin e progresit që ka të bëjë me punën e BQK-së, ku tha se në këtë raport ka

Eman Rrahmani anëtar i komisionit nga VV-ja, foli për vendimet e BQK-së për revokim të licencave të disa kompanive të sigurimit, ku tha se kjo gjë është bërë me vonesë. 

“Është ngrit si çështje puna ime si z.guvernator, unë raportoj para jush dhe e kam për detyrë. Një gjë e kam të sigurt se kur është në pyetje zbatimshmëria e ligjit, ka zero tolerancë. Është e vërtetë se i kemi tërhequr licencën një kompanie”.

“Të gjitha procedurat i zbatojmë me rregull, në mënyrë që nesër mos të humbim rastin në gjykatë. Qëllimi ka qenë mos të bëjmë shkelje të procedurave. Edhe një kompanie tjetër është në listë por që i kemi dhënë afat deri në fund të vitit që ta përmbush shumë e nevojshme”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco