Lajm i mirë, nesër fillon asfaltimi i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit

Lajm i mirë, nesër fillon asfaltimi i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit

21:59, 19/10/2021

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të mërkurën do të nisë asfaltimi i rrugës Regjonale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Po ashtu MI ka njoftuar qytetarët se kjo rrugë do të jetë e pakalueshme deri me 23 tetor, shkruan Syri.net Kosova.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, 20 Tetor (E Mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 – Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E Shtunë)”, thuhet në njoftim. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco