Bregu: Ministria e Bujqësisë neglizhencë ndaj fermerëve, refuzon mbështetjen financiare

Bregu: Ministria e Bujqësisë neglizhencë ndaj fermerëve, refuzon mbështetjen financiare

19:57, 18/10/2021

Anëtari i Kryesisë së LSI-së Vojo Bregu, i ftuar në emisionin Ora 17:00 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, foli për gjendjen e fermerëve në vend.

Bregu thekson se Ministria e Bujqësisë ka treguar neglizhencë ndaj fermerëve, duke shtuar se po refuzon mbështetjen financiare.

“Ministria e Bujqësisë ka treguar neglizhencë ndaj fermerëve, refuzon mbështetjen financiare. Fermerëve duhet t’ju jepet zgjidhje. Nëse nuk ndodh, problemi do të vijë në Tiranë. Ministria ka treguar mungesë vullneti të qartë për të ndihmuar fermerët. Fermerët kanë kultivuar farë të pakontrolluar.

Shqipëria jep buxhet për bujqësinë shumë më pak nga se bën Kosova, Maqedonia e Veriut, për të mos folur pastaj për Serbinë, që bën shumë për bujqësinë. Ka rënë numri i kafshëve në blegtori. Kjo tregon se qeveria nuk tregon kujdes ndaj bujqësisë. Ministria e Bujqësisë, nëse do, e zgjidh problemin për tre ditë, por nuk ka vullnet. Ne mund të kemi ngrënë ushqime, që mund të jenë të skaduara, e kjo bëhej me dijeni të AKU-së”, u shpreh Bregu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco