Ky është njëri ndër lajmet më të mira për sektorin e energjisë në Kosovë

Ky është njëri ndër lajmet më të mira për sektorin e energjisë në Kosovë

22:42, 27/07/2021

Qeveria e Kosovës ka propozuar që për kryesues dhe anëtar bordi të ZRrE-së të jenë edhe dy udhëheqës të kahmotshëm të dy departamenteve kyçe të këtij institucioni, shkruan Syri.net Kosova.

E këtë lajm e priti shumë mirë, Blendi Hasaj, i cili e konsideron si një prej lajmeve më të mira për sektorin e energjisë në Kosovë.

Ai përmes një reagimi në Facebook ka shpresuar se propozime me njerëz të tillë profesionistë, sipas tij duhet të ketë në të gjitha bordet e jo vetëm në ZrrE.

Shkrimi i plotë:

Vështirë të ketë lajme më të mira për sektorin e energjisë në Kosovë se propozimi i mëposhtëm i qeverisë që për kryesues dhe anëtar bordi të ZRrE-së të jenë edhe dy udhëheqës të kahmotshëm të dy departamenteve kyçe të këtij institucioni - me shpresën se edhe do të votohen në kuvend - të cilët janë dëshmuar ndër vite për profesionalizmin, integritetin dhe vendosmërinë për ta ruajtur paranë publike dhe qytetarët.

Se ndodhë kaq shpejtë që tu jipen pozita vendimmarrëse profesionistëve brenda ZRrE-së, të cilët janë shtypë dhe neglizhu nga lloj-lloj anëtarësh bordi, qoftë jo-profesionistë, puro partiakë dhe shpesh edhe dashakeqë, ka qenë thjeshtë e papritshme. Institucioneve të huaja, organizatave jo-qeveritare dhe donatorëve, të cilët shpenzojnë shumë energji dhe kohë për ta monitoru dhe nxitë ZRrE-në që ti zbatojnë ligjet në fuqi, një zgjedhje e tillë ua lehtëson tejmase punën, sepse përvoja e mëhershme ka treguar se këta dy dhe disa kolegë te tyre brenda ZRrE-së, paanësinë, transparencën dhe zbatimin e ligjeve i shohin si obligime bazike dhe jo si qëllime.

Shpresoj që qeveria të propozoj njerëz të tillë profesionistë në të gjitha bordet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco