Mbahet Forumi i Solareve të Kosovës 2021

Mbahet Forumi i Solareve të Kosovës 2021

20:27, 27/07/2021

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka organizuar Forumin e Solareve të Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka hapur konferencën së bashku me zëvendësdrejtorin e USAID-it, Gëzim Hysenagolli.

Gjatë fjalimit të saj, ministrja Rizvanolli ka cekur që ekipi i Ministrisë së Ekonomisë janë të fokusuar në të gjitha prezantimet dhe diskutimet e këtij forumi me laps në dorë për të mësuar nga të pranishmit dhe më pas të sigurojnë që reformat të nisen me qëllim të lehtësimit të punës së tyre.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco