Profesori kosovar: IPKO e VALA po e shkelin marrëveshjen e roamingut

Profesori kosovar: IPKO e VALA po e shkelin marrëveshjen e roamingut

14:45, 24/07/2021

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Blerim Rexha thotë se të dy operatoret e telefonisë mobile në Kosovë , VALA dhe IPKO, e kanë kuptuar ndryshe marrëveshje për roamingun.

Kjo pasi sipas tij, të njejtat po ofrojnë pako shtesë të roamingut, në kundërshtim me Nenin 5 të marrëveshjes së RCC

"Pse duhet të blej pako shtesë të GB të Internetit, kur në pakon time në VALA kam mbi 50 GB Internet? Sikur të kuptohej drejt marrëveshja RCC (RLH) thjesht i kisha shpenzuar 4-5 GB që i kam në pakon time në shtëpi (home). Meqenëse kjo nuk është e mundur, atëherë vazhdojmë si para marrëveshjes: ndërrojmë SIM kartelën e Kosovës me një SIM kartelë të Shqipërisë, e cila ka Internet gati 20 herë më shumë se oferta e VALA e IPKO-së. Internet (data packet) is anything and everything" shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Roam Like at Home (RLAH)
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) njoftoi opinionin publik (http://www.arkep-rks.org/?cid=1,23,1275) se “nga data 1 Korrik 2021, konsumatorët e telefonisë mobile gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe Serbi) nuk do të paguajnë asnjë tarifë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut (thirrjet e realizuara ose pranuara, SMS të dërguar dhe të dhëna/data të shfrytëzuara), përveç tarifës e cila aplikohet në Republikën e Kosovës (Roam Like at Home - RLAH)”.
Por të dy operatoret e telefonisë mobile në Kosovë , VALA dhe IPKO, si duket e kanë kuptuar ndryshe marrëveshjen e RCC (https://www.rcc.int/.../regional-roaming-agreement-for...) të datës 4 Prill 2019 të nënshkruar nga ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke bërë oferta shtesë, të reja: IPKO (https://www.ipko.com/.../pakot-e-komunikimit-per.../) dhe VALA (https://kosovotelecom.com/rlah/), në kundërshtim me Nenin 5 të marrëveshjes së RCC.
Pse duhet të blej pako shtesë të GB të Internetit, kur në pakon time në VALA kam mbi 50 GB Internet? Sikur të kuptohej drejt marrëveshja RCC (RLH) thjesht i kisha shpenzuar 4-5 GB që i kam në pakon time në shtëpi (home). Meqenëse kjo nuk është e mundur, atëherë vazhdojmë si para marrëveshjes: ndërrojmë SIM kartelën e Kosovës me një SIM kartelë të Shqipërisë, e cila ka Internet gati 20 herë më shumë se oferta e VALA e IPKO-së. Internet (data packet) is anything and everything.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco