Dogana parandalon kontrabanden e 75 mijë cigareve

Dogana parandalon kontrabanden e 75 mijë cigareve

13:21, 24/07/2021

Njësit e Doganës dje në orët e pasdites, respektivisht ekipet e Antikontrabandës së Doganës kanë ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare kontrabandë. 

Pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina red dhe blue. Sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë dhe ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë. Me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100 mijë Euro.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundesuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurtë është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. 

Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco