ATK assesi ta zgjidh problemin e furnizimit me arka fiskale

ATK assesi ta zgjidh problemin e furnizimit me arka fiskale

09:08, 23/07/2021

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar disa mangësi në Administratën Tatimore të Kosovës për vitin 2020.

Edhe më tutje, po vazhdon të mbetet sfidë për ATK fiskalizimi i plotë i të gjitha bizneseve që i plotësojnë kriteret për fiskalizim. Numri i bizneseve që nuk janë të fiskalizuara, mirëpo sipas legjislacionit në fuqi kërkohet të pajisen me arka fiskale në fund të vitit 2020 ishte 13,802⁵. 

Sipas zyrtarëve përgjegjës, ATK në vazhdimësi ka pasur probleme në realizmin e këtij projekti duke pasuar parasysh rrethanat dhe ekonominë e Kosovës dhe rezistencën e vazhdueshme të bizneseve për pajisjen me arka fiskale. Ndërkaq në vitin 2020, situata me pandeminë veçse e ka rënduar edhe më shumë këtë proces.

Menaxhim jo efikas i llogarive të arkëtueshme

Plani i punës së ATK për vitin 2020 kishte përcaktuar që të inkasohen borxhet në vlerë 149,031,387€. Për shkak të rishikimit të përgjithshëm të Ligjit të Buxhetit dhe si pasojë e gjendjes me pandeminë Covid-19, ATK kishte bërë rishikimin e planit të punës, me ç’rast sipas planit të rishikuar, vlera e borxheve të planifikuara për tu inkasuar ishte reduktuar në 78,778,018€. Po ashtu, në planin e punës, për borxhet e pa mbledhshme është paraparë ndërmarrja e iniciativave të njëhershme për të pastruar stokun e borxhit nga të gjitha borxhet e pa mbledhshme. Vlera e borxheve të mbledhura apo arkëtuara në fund të vitit 2020 ishte 97,563,764€, që krahasuar me vitin paraprak 2019 ku ishin mbledhur 103,444,066€, ka ngecje të theksuar në realizim, me efekt negativ prej 5,880,302€. Kjo e ka ndikuar edhe rritjen e nivelit të përgjithshëm të borxhit. Më tutje, stoku i borxhit të vjetër dhe të pa mbledhshëm vazhdon edhe më tej të mbetet sfidë për ATK-në, pasi që vlera e tij në fund të vitit 2020 është 78,206,361€⁶.

Dobësi në përpilimin e PFV-ve

Mangësitë tek pasqyra e pranimeve dhe pagesave në para të gatshme kishin të bënin me prezantimin e gabueshëm të vlerës së pranimeve nga granti qeveritar, duke e nënvlerësuar këtë pozicion për 873,000€ dhe prezantimin e gabuar të vlerës së pranimeve nga të hyrat e AKP-së, duke e mbivlerësuar këtë pozicion për 873,000€. Ndërsa, mangësitë e identifikuara tek raporti i ekzekutimit të buxhetit, kishin të bënin me prezantimin e gabuar të disa pozicioneve tek shifrat krahasuese të viteve të kaluara. Përkatësisht, të hyrat tatimore ishin nënvlerësuar në vitin 2019 për 36,193,000€, ndërsa në vitin 2018 për 54,070,000€. Pastaj, pozicioni i të hyrave jo tatimore, ishte mbivlerësuar në vitin 2019 për 300,000€, ndërsa në vitin 2018 për 36,000€. Më tutje, pozicioni i kthimeve, ishte nënvlerësuar në vitin 2019 për 71,000€, ndërsa në vitin 2018 për 12,644,000€. Poashtu, kishte mangësi në shpalosjen e detyrimeve kontigjente, duke mos i prezantuar në PFV regjistrin detaj të detyrimeve dhe duke mos shpalosur vlerën financiare të tyre.

Dobësi në menaxhimin e pasurisë jo kapitale dhe stoqeve

Sipas nenit 6, pika 3 e Rregullores MF – Nr. 02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, pasuria kapitale duhet të regjistrohet në SIMFK, ndërsa pasuria jo kapitale dhe stoqet duhet të regjistrohet në sistemin “e-pasuria”. Më tutje, sipas nenit 19 të kësaj rregullore, duhet të bëhet hartimi i raportit të përgjithshëm në bazë të raporteve individuale të Komisionit për Inventarizimin e Pasurisë jo Financiare në kohën e përshtatshme para përgatitjes së pasqyrave financiare vjetore. Poashtu, neni 20, përcakton se OB duhet të bëjë vlerësimin e pasurisë jo financiare për të vërtetuar nevojshmërinë e pasurisë jo financiare për organizatën, gjendjen fizike dhe mundësinë për ta përdorur në njësitë tjera të organizatës. Gjatë auditimit të menaxhimit të pasurive jo kapitale, ne kemi vërejtur si në vijim: • ATK edhe më tutje nuk e ka vënë në funksion sistemin e-pasuria për të regjistruar pasuritë jo kapitale dhe stoqet. Këto pasuri janë të evidentuara në regjistrat e brendshëm (Excel). Sipas këtyre regjistrave, vlera e pasurisë nën 1,000€ ishte 315,858€, ndërkaq vlera e stoqeve në fund vitit ishte 98,591€. • Komisionet për inventarizim nëpër të gjitha drejtoritë rajonale të ATKsë kishin përfunduar raportet e inventarizimit, mirëpo nuk ishte bërë krahasimi i gjendjes së inventarizuar me gjendjen në regjistrat e pasurive jo financiare, siç kërkohet para përgatitjes së PFV-ve. Po ashtu, nuk ishte bërë vlerësimi i pasurive jo financiare përkundër nevojës për vlerësim, bazuar në gjendjen dhe rezultatet sipas raporteve të inventarizimit që kanë rezultuar shumë pajisje me defekt. Sipas zyrtarëve përgjegjës në ATK, arsyeja e mos regjistrimit të pasurive nën 1,000 dhe stoqeve është për shkak të vonesave nga MAP në funksionalizimin e këtij softueri. Ndërsa arsyeja e mos harmonizimit të regjistrave të pasurisë ishte për shkak të rrethanave pandemike dhe punës me staf të reduktuar si dhe për shkak të ndryshimeve në pozitën e zyrtarit të pasurive që janë bërë në fund të vitit 2020.

Raportin e plotë mund ta gjeni KËTU

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco