Fermerët e Skënderajt mbështeten nga komuna

Fermerët e Skënderajt mbështeten nga komuna

16:46, 21/07/2021

Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari së bashku me IADK-në, nënshkruan kontratat me 9 fermerë, 7 prej të cilëve kanë përfituar serra 180 m², motokultivator dhe impute përcjellëse, një tjetër 15 ari dredhëz me të gjitha imputet përcjellëse si dhe një tjetër ka përfituar mekanizim bujqësor  duke përfshirë frezë, atomizer dhe molqer.  

Me këtë rast përgëzova fermerët përfitues për punën e tyre dhe i urova për përfitimin e këtyre granteve, duke përsëritur që përkrahja jonë për fermerët do të vazhdojë edhe me tutje me grante të ndryshme në të gjithë sektorët e bujqësisë. 

"Në emër të qytetarëve të komunës sonë falënderova organizatën IADK për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë për qytetarët e Skenderajt", tha Jashari. 

Kryetari shtoi se përkrahja për gjithë ata që merren dhe dëshirojnë të merren me bujqësi do të vazhdoj pa u ndalur, ku deri me tani kemi përkrahur 1000 fermerë kurse deri në fund të vitit do të përkrahen edhe 500 tjerë.  Bashkë për bujqësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco