Lajm me rëndësi për bashkatdhetarët, fillon shitja e Bonove të Diasporës

Lajm me rëndësi për bashkatdhetarët, fillon shitja e Bonove të Diasporës

15:46, 21/07/2021

Ministri i Financave e Transfereve Hekuran Murati, tregoi se se sot ka filluar shitja e Bonove të Diasporës. 

Sipas tij Bonot e Diasporës janë mundësi e mirë që ju t’i investoni kursimet tuaja duke i vënë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe njëkohësisht të përfitoni edhe interes nga investimi juaj. 

"Pas arritjes së afatit kohor të maturimit (3 vite dhe 5 vite), investimi u kthehet në shumën e plotë që keni investuar", tha Hekuran Murati.

Ministri tregoi se afati deri kur mund të investoni në Bono të Diasporës është data 18 gusht dhe këtë mund ta bëni duke u drejtuar në njërën nga bankat partnere, nëpërmes të cilave bëhet shitja. 

Më poshtë keni një ilustrim se si do të dukej plani i interesit që do të përfitohej, bashkë me kthimin e investimit orgjinal në përfundim të afatizimit/maturitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco