Ja sa banesa kolektive janë renovuar për gjysmë viti në kryeqytet

Ja sa banesa kolektive janë renovuar për gjysmë viti në kryeqytet

09:55, 21/07/2021

Për të diskutuar të arriturat e gjysmës së parë të vitit nga projekti i mirëmbajtjes, Ndërmarrja Publike Banesore mbajti takim me ekipet e terrenit të Departamentit të Mirëmbajtjes.

Falë punës dhe angazhimit të palodhshëm të punonjësve, NPB ka arritur që për vetëm gjysmë viti të kryej renovimin e 93 hyrjeve të ndërtesave kolektive, duke tejkaluar kështu numrin e parashikuar për renovim dhe mirëmbajtje të ndërtesave kolektive për këtë gjysmë vit.
 
Për punën e tyre profesionale dhe të mrekullueshme për realizimin e objektivave dhe arritjeve të NPB-së, punonjësit e Mirëmbajtjes të cilët janë angazhuar drejtëpërdrejtë në renovim të ndërtesave kolektive, u shpërblyen me bonuse.

Serioziteti, anagazhimi dhe vullneti në punë janë ato vlera të punonjësve tanë të cilat dita ditës po rrisin imazhin e mirë dhe besnikërinë e qytetarëve ndaj NPB-së.

Andaj, me plot krenari themi që vigjilenca dhe përkushtimi i punëtorëve tanë janë burim frymëzimi për NPB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco