Hekuran Murati konfirmon superlajmin për punëtorët që presin subvencione

Hekuran Murati konfirmon superlajmin për punëtorët që presin subvencione

16:11, 12/05/2021

Sot ka nisur ekzekutimi i subvencionimit të pagave si masë mbështetëse të ekonomisë nga Ministria e Financave.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka theksuar se këto janë pagesa vetëm për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave, shkruan Syri Kosova. 

Ai po ashtu bëri të ditur se aplikacionet që kanë pranuar deri më tani në Ministrinë e Financave, janë duke u shqyrtuar, dhe se të gjitha ato që kanë pranuar pritet që deri të premten të procedohen.

Postimi i plotë i Muratit:

Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.

Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.

Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin...

Posted by Hekuran Murati on Wednesday, May 12, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco