Mbi 660 mijë euro për tre muaj, Mitrovica tejkalon planin e të hyrave

Mbi 660 mijë euro për tre muaj, Mitrovica tejkalon planin e të hyrave

14:08, 11/05/2021

Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, njoftoj ekzekutivin për raportin financiar janar- mars 2021, ku u diskutua për inkasimin e të hyrave vetanake për TM1, ku inkasimi për këtë periudhë ka arritur vlerën prej 666,628.28 euro, që nënkupton 140.13 % të planifikimit për TM1.

Ai më tutje ka shtuar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak Komuna e Mitrovicës ka shënuar rritje prej 38.12 % në inkasimin e të hyrave vetanake. Më tutje drejtor Gashi njoftoj ekzekutivin për buxhetin fillestar, ekzekutimin e buxhetit për TM1 sipas kategorive ekomomike dhe sipas programeve buxhetore, obligimet komunale si dhe ekzekutimet e pagesave nga MFPT- Departamenti i Thesarit.

Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje drejtori Gashi potencoi se në mbledhjen e radhës së kuvendit komunal do të jetë si pikë e rendit të ditës edhe propozimi për ndryshim/plotësim të rregullores nr.02/2019 për taksat, tarifat dhe gjobat komunale duke përshirë edhe propozimet e katër drejtorive komunale.

Ndërsa drejtoresha për Mbrojtjen e Mjedisit, Aida Ferati Doli, ka diskutuar lidhur me vendosjen e disa rrethojave tek Kërshi i Dudës si masë për parandalimin e krijimit të deponive ilegale duke kërkuar edhe nga inspektorët komunal që të shqiptojnë gjobat komunale në mënyrë që të sigurohet mirëmbajtja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco