Komunat kundër heqjes se kushtëzimit skandaloz të regjistrimit të veturave me pagesën e tatimit në pronë

Komunat kundër heqjes se kushtëzimit skandaloz të regjistrimit të veturave me pagesën e tatimit në pronë

12:39, 11/05/2021

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kolegjiumi për Buxhet dhe Financa së bashku me zyrtarët komunalë diskutuan sfidat dhe shqetësimet e autoriteteve lokale në fushën e tatimit në pronë. 

Kolegjiumi i Drejtorëve Komunal të Financave, ngriten problematikat lidhur me rritjen e të hyrave të tatimit në pronë, heqjen e dënimeve dhe kamatave, problematikat me prona, grumbullimi borxheve të vjetra si dhe zhvillimin e programit të ri për tatimin në pronë nga Ministria e Financave/Departamenti i Tatimit në Pronë.

Me këtë rast gjatë bashkëbisedimit me z. Agron Thaqi - Drejtorit të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, u prekën një varg çështjesh të adresuara nga autoritetet lokale, të cilat kërkojnë ndryshime apo përmirësime të nevojshme në lidhje me planifikimin dhe inkasimin e tatimit në pronë në Komuna.  

Nga informacioni i fundit, i cili shkaktoi edhe reagimin e fortë të zyrtarëve komunalë ishte iniciativa lidhur për heqjen e kushtëzimit për regjistrimin e automjeteve, me pagesën e tatimit në pronë nga qytetarët. E gjithë kjo iniciativë rrjedh si rekomandim i institucioneve të ndryshme të cilat kanë konsideruar se përbën shkelje të drejtave të njeriut.

Një gjë e tillë nga Komunat u konsiderua se do të shkaktonte ulje të ndjeshme të nivelit të inkasimit të tatimit në pronë. Vlen të theksohet se çdo vit inkasohet një shumë mjaft domethënëse nga komunat nga tatimi në pronë, prandaj në këtë mënyrë do të ngushtohej edhe hapësira e komunave për investime në infrastrukturë dhe ofrim të shërbimeve efikase publike për qytetarët përmes vjeljes së tatimeve. Përfaqësuesit komunalë u shprehën edhe një herë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, e pohojnë të detyrueshëm pagimin e tatimit vetëm përmes të kushtëzimit të regjistrimit të automjeteve personale. 

Drejtorët Komunalë dhe të pranishmit tjerë më pas diskutuan edhe një sërë çështjesh me interes duke dhënë këshilla dhe vërejtje për të përmirësuar këtë proces së bashku me Departamentin e Tatimit në Pronë me theks në zvogëlimin e kamatave dhe interesit, zhvillimin e kampanjës në vetëdijesimin e qytetarëve për afatet e pagesës së qytetarëve, lehtësimin e proceduarve  në regjistrimin e pronës së paluajtshme nga Agjencioni Kadastral i Kosovës, si dhe kalkulimi i drejtë i ngarkesës së tatimit në pronë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco