Kosovarët 'pushtojnë' Shqipërinë, fluks i madh në plazhin e Durrësit

Kosovarët 'pushtojnë' Shqipërinë, fluks i madh në plazhin e Durrësit

17:55, 09/05/2021

Kjo e dielë ka sjellë një dyndje pushuesish drejt plazheve të Durrësit. 

Shumica janë turistë të ardhur nga Kosova, të cilët kanë mbipopulluar bregdetin nga Ura e Dajlanit deri në Golem.

Shtimi i pushuesve ka nxitur edhe subjektet private që ushtrojnë aktivitet në vijën bregdetare të marrin masa për pastrimin dhe vendosjen e çadrave me qëllim ofrimin e kushteve më të mira. 
Fundjava e ka gjetur të populluar edhe Divjakën.

Janë kryesisht vizitorë nga zona përreth por kanë ardhur edhe nga qytete të tjera. 

Ata zgjedhin të bëjnë shëtitjen me varka ndërsa destinacion i preferuar është edhe kulla 360 gradë.

Operatorët turistik mbeten optimist për ketë sezon, ku pritet që të ketë fluks turistësh, pas një viti të vështirë nga pandemia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco