Premtimi kot i Kurtit, në kohën kur bizneset menzi po mbijetojnë

Premtimi kot i Kurtit, në kohën kur bizneset menzi po mbijetojnë

19:22, 07/05/2021 Nga D.G.

Në kohën kur shumica e bizneseve kosovare, po përballen me probleme të mëdha të funksionimit, si pasojë e situatës së krijuar me pandeminë, Qeveria Kurti ka planifikuar që për çdo të ri i cili punësohet për herë të parë, një pjesë të pagës ta ketë barrë vetë shteti e jo biznesi

Qeveria e Kosovës e ka miratuar programin qeverisës për 4 vjetët e ardhshme.

Në situatën në të cilën gjendet Kosova, si pasojë e situates së krijuar nga pandemiae koronavirusit, pashmangshëm është planfikuar edhe ringjallja e ekonomisë nga Qeveria Kurti.

Qeveria Kurti në planin e miratuar sot, në mesin e shumë pikave me të cilat planifikon ta ringjallë ekonominë, mbështetjen më të madhe ka thënë se do ta bëjë për të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për herën e parë.

Te kjo pikë është zotuar që do të paguajë pagën minimale për një vit, për çdo të ri që punësohet për herën e parë.

Por, njohësit e ekonomisë, këtë zotim e shohin të mirëseardhur, por të pamjaftueshëm.

Kjo pasi bizneset  në situatën që gjenden do ta kenë pothujase të pamundur të mendojnë për punësime të reja.

 

Për ekonomistin, Jakup Bellaqa, ky premtim është i mirseardhur nga ekzekutivi i vendit, por i pamjaftueshëm

Ai për Syri.net Kosova, thotë se  kjo është një mbështetje pikërisht për të rinjët përkatësisht për tregun e punës që e përbëjnë moshat e reja.

Kjo mendoj se e zbutë papunësinë por nuk është i mjaftueshëm, sepse papunësia është më e madhe tek të rinjtë, duke përfshirë moshat prej 20 deri 25 vjeçare, sepse nuk kanë përvojë të punës andaj, edhe papunësia është shumë e madhe, dihet se papunësia në Kosove është mbi 30%,  por ekzekutivi i vendit duhet të veprojë shumë shpejt që ta miratoj në kuvend rritjen e pagën minimale që e ka propozuar prej 250 euro. Kjo pasi paga minimale është shum e ulët për moshën rinore.

Bellaqa, thotë se duke e ditur se rinia është aseti më i çmueshëm i vendit, ky hap nuk është i mjaftueshëm.

Ai thotë se zgjidhja adekuate do të ishte Pako Kombëtare për Punësimin e të Rinjëve.

Për rininë duhet të ketë një projekt të veçantë apo unë kisha propozuar një Pako Kombëtare për Punsimin e të rinjëve, ku duhet të ketë burime financiare dhe projekte konkrete dhe t i veçanta. N i k i të rast duhet t i themelonte shkolla profesionale që do ti kishte mundësuar që pas mbarimit të shkollës profesionale që rinia të ishte e përgaditur për treg të punës, sidomos në profesionet më të avancuar të tregut të punë. Rinia don punë, barazi, perspektivë, kushte të domosdoshme jetësore” shton Bellaqa.

Ndërsa profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova, thotë se premtimi i kryeministrit është sa për të hedhur hi në sytë e qytetarit.

Sipas tij, kjo  për faktin që në një ekonomi në kohë pandemie, gjasa për të punësuar sektori privat fuqi punëtore të re, është e vogël ose fare.

 Bizneset problem do ta kenë t'i mbajnë punëtorët që i kanë si rezultat i pandemisë, pasi ka rënë edhe aktivitet ekonomik.

Ai shton, se në mungesë të një plani konkret, kryeministri po tenton ta pastrojë vetën para qytetarëve.

Para qytetarëve, kryeministri Kurti do del si një kryeministër që mbanë fjalën, por që në realitet nuk ka bërë asgjë.

Kadriaj thotë se  Kurti, ka bërë sehir me këtë premtim sepse barrën ia ka lënë biznesit.

“Bizneset po heqin të zitë e ullirit, pasi po paguajnë vetë thujase të gjitha shpenzimet, tatimin, qiratë. prandaj duke qenë se janë duke luftuar për mbijetesën, është larg mendjes shtimi i fuqisë punëtore, në këtë krizë që ka ardhur si pasojë e koronavirusit dhe mosintervenimit me kohë nga qeveritë e kaluara” shton ai.

 

Ndryshe, edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këtë të premte gjatë prezantimit të Planit të Qeverisë, tha se rimëkëmbja ekonomike do të fokusohet në disa pika kryesore siç janë punësimi, rritja e fuqisë blerëse, angazhimi i mërgatës si dhe formalizimi i ekonomisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco