Stomatologia përfiton nga Programi për Subvencionim të Pagës

Stomatologia përfiton nga Programi për Subvencionim të Pagës

15:41, 05/05/2021

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës përmes një statusi në Facebook kanë njoftuar se në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë po rrisin përkrahjen për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë, nëpërmjet disa programeve të punësimit, siç është Programi për Subvencionim në Pagë.

Kjo sipas tyre synon të mbështetesin shumë punëkërkues në punësim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, shkruan Syri.net Kosova.

Në kuadër të këtij programi sipas tyre, përfituesja Anita Sulejmanoviç i është përkushtuar me shumë zell profesionit të stomatologes që nga tetori i vitit të kaluar, ku çdo ditë ajo pret me dhjetëra pacientë që drejtohen për të marrë shërbime të ndryshme stomatologjike.

Njoftimi i plotë:

Përkrahje për punësim afatgjatë nëpërmjet Programit për Subvencionim të pagës

Anita Sulejmanoviç i është përkushtuar me shumë zell profesionit të stomatologes që nga tetori i vitit të kaluar. Çdo ditë ajo pret me dhjetëra pacientë që drejtohen për të marrë shërbime të ndryshme stomatologjike.

Maska në fytyrën e Anitës është përditshmëri e pandashme e saj mirëpo pozitiviteti që e karakterizon në punë i dallohet gjatë tërë kohës.

“Është profesioni që kam ëndërruar dhe punuar fort për të dhe jam shumë e lumtur të jap kontributin tim”, thotë Anita.

Vitin e kaluar, Anita arriti të jetë përfituese e Programit për Subvencionim në Pagë për të riatdhesuar që i mundësoi asaj të gjejë një vend pune për një periudhë një vjeçare mirëpo zotësia dhe përkushtimi i Anitës për punë po vlerësohet lartë nga punëdhënësi i saj.

Në vitin 2015, Anita dhe familja e saj duke u ndodhur në një situatë të pafavorshme ekonomike kishin vendosur të migronin për në Austri mirëpo ishin kthyer në Kosovë po në vitin 2015.

“Një kohë të gjatë kam qenë në kërkim të një vendi pune stabil në profesionin që e kam menduar gjithnjë si karrierë të së ardhmes”, thotë tutje Anita.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë po rrit përkrahjen për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë, nëpërmjet disa programeve të punësimit, siç është Programi për Subvencionim në Pagë që synon të mbështet Anitën por edhe shumë punëkërkues tjerë në punësim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Përkrahje për punësim afatgjatë nëpërmjet Programit për Subvencionim të pagës Anita Sulejmanoviç i është përkushtuar me...

Posted by Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës on Wednesday, May 5, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco