Hotelierët me kërkesa të reja për orën policore, orarin e punës dhe numrin e familjarëve në tavolina

Hotelierët me kërkesa të reja për orën policore, orarin e punës dhe numrin e familjarëve në tavolina

14:14, 05/05/2021

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka bërë publike kërkesat e reja karshi Qeverisë, shkruan Syri.net Kosova.

OHT ka njoftuar se në takimin e radhës të grupit punues u parashtruan kërkesat që Oda e Hotelierisë dhe Turizmit i ka, me ç'rast u kërkua që orari i punës të zgjatet deri në 23:30, dhe të hiqet kufizimi i numrit të familjarëve në tavolina, ndërsa ora policiore është propozuar të jetë nga ora 24:00.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar që propozimi për lejimin e mbajtjeve të ahengjeve të vogla të bëhet menjëherë me numër të caktuar deri në 50 persona, ndërsa për salla të dasmave u kërkua që nga data 1 qershor 2021 të hapen dhe të fillojnë punën, duke respektuar manualin me kushte të njejta 4 persona në 10m2.

“Pas këtij takimi, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar që e kemi me Ministrinë e Shëndetësisë, bashkë me përfaqësues të Odave të tjera dhe organizatave simotra, do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia për t'i konfirmuar këto kërkesa.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, do t'iu mbajë të njoftuar për çdo gjë!”, kanë njoftuar ata.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ju njofton se: Në grupin punues ndërministrorë, ku mer pjesë edhe një...

Posted by OHT - Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës on Wednesday, May 5, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco