BQK përzgjedh 5 kandidatë në konkursin për plotësimin e vendeve të lira në Bord

BQK përzgjedh 5 kandidatë në konkursin për plotësimin e vendeve të lira në Bord

10:40, 05/05/2021

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka përzgjedhur pesë kandidatë në konkursin për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv në Bordin e saj.

Këtë e ka bërë të ditur BQK-ja me anë të një kumtese për shtyp.

BQK-ja me këtë rast ka publikuar edhe listën me emrat e kandidatëve potencial për këtë pozitë, të përzgjedhur nga paneli për përzgjedhjen e kandidatëve brenda BQK-së.

Në këtë listë figurojnë emrat si: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa. Lista me këta kandidatë u është dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco