Oda e Afarizmit: Të ndryshohet ligji për festat, ditë pushimi të jetë vetëm dita në të cilën bie festa

Oda e Afarizmit: Të ndryshohet ligji për festat, ditë pushimi të jetë vetëm dita në të cilën bie festa

08:49, 05/05/2021

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare, transmeton Gazeta Sinjali.

Praktika e deritanishme për pushimet po e dëmton zhvillimin ekonomik, thuhet në një reagim për media

“Praktika e deritanishme që ditët e festave që bien në ditë vikendi, të zëvendësohen me pushim gjatë ditëve të punës, përkatësisht neni 4 i Ligjit për Festat Zyrtare, sipas të cilit ‘kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës’, është praktikë e cila ka dëmtuar dhe po e dëmton vendin jo vetëm në aspektin financiar por edhe në aspektin e reputacionit ndërkombëtar, sepse asnjë vend tjetër nuk e zëvendëson pushimin në një datë tjetër. Rastet sikur po ndodhin aktualisht, që pushimi i 1 Majit (ditë e shtunë) dhe Krishtlindjet ortodokse (ditë e diele), të zëvendësohen në ditën e hënë dhe të martë janë raste të palogjikshme dhe po e dëmtojnë ekonominë dhe buxhetin e shtetit”, thuhet në reagim.

OAK kërkon që ditë pushimi të jetë vetëm dita e cila bie festa dhe të mos zëvendësohen me ditët vijuese.

Gjithashtu, OAK kërkon që të festohen por të mos jenë ditë pushimi: 9 prilli – Dita e Kushtetutës dhe 9 maji – Dita e Evropës.

Në fund, OAK kërkon që festat për nder të komuniteteve të jenë ditë pushimi për këto kategori, por jo edhe për gjithë vendin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco