36 biznese të Gjakovës përfitojnë grante

36 biznese të Gjakovës përfitojnë grante

12:33, 22/04/2021

Komuna e Gjakovës ka ndarë 36 Start – Up bizneseve grante mbështetëse në bashkëpunim me organizatën gjermane “German Cooperation”.

Ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit është bërë sot, me ç‘rast drejtori për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj, duke falënderuar organizatën gjermane për bashkëpunimin ka thënë se këto grante do të jenë një ndihmë e madhe për bizneset e reja në zhvillimin e aktivitetit të tyre në të ardhmen.

Shuma e përfituar nga ky grant është 1 mijë e 800 euro për secilin biznes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco