Rukiqi: Nëse i shtrëngojnë masat, gastronomët s'do te jenë të vetmit që do të protestojnë

Rukiqi: Nëse i shtrëngojnë masat, gastronomët s'do te jenë të vetmit që do të protestojnë

21:51, 03/03/2021

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se gastronomët nuk do janë të vetmit që do ngriten në protesta, në rast se shtrëngohen masat kundër parandalimit të koronavirusit.

Rukiqi, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka lënë fajtor fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit për rritjen e numrit të rasteve, teksa ka thënë se “biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën””

“Nese ka shterngim masash, gastronomet nuk do te jene te vetmit qe do te protestojne. Biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturen” e pandemise, sidomoa tani kur numri i rasteve eshte rritur, si pasoje e fushates zgjedhore”, thuhet në postimin e tij.

Gastronomët për të hënën kanë paralajmëruar një marsh-proteste në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar masat për mbyllje të bizneseve, për heqjen e dënimeve dhe subvencionimin e pagave si dhe qirave për shkak të pandemisë COVID-19.

Rritja e numrit të të prekurve me COVID-19, është si pasojë e fushatës zgjedhore nga partitë politike dhe gastronomët nuk janë fajtorë. Kanë mbyllur sallat për dasma, dhe i kanë hapur vetë në fushatë për kalkulime politike”, deklaroi Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco