ATK dhe Dogana zotohen për aktivitete të përbashkëta

ATK dhe Dogana zotohen për aktivitete të përbashkëta

20:28, 02/03/2021

Sot është mbajtur takimi mes drejtorëve të ATK-së dhe Doganës së Kosovës, si dhe menaxhmentit të lartë, i cili kishte për qëllim harmonizimin e procedurave për lirim të TVSH-së në lëndën e parë, shkruan Syri.net Kosova.

"Për prodhim si stimulim për konkurrencën e tregut, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe intensifikimin e shume aktiviteteve, të cilat do të reflektonin në shtimin e rezultateve si në luftimin e ekonomisë jo-formale ashtu edhe në ruajtën e stabiliteti financiar në vendi. Po ashtu, të dy institucionet me thekës të veçantë folën edhe për trajtimin sa më profesional të tatimpaguesve, si dhe ruajtjen e konkurrencës së tregut.", thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Sot është mbajtur takimi mes drejtorëve të ATK-së dhe Doganës së Kosovës, si dhe menaxhmentit të lartë, i cili kishte për qëllim harmonizimin e procedurave për lirim të TVSH-së në lëndën e parë për prodhim si stimulim për konkurrencën e tregut, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe intensifikimin e shume aktiviteteve, të cilat do të reflektonin në shtimin e rezultateve si në luftimin e ekonomisë jo-formale ashtu edhe në ruajtën e stabiliteti financiar në vendi. Po ashtu, të dy institucionet me thekës të veçantë folën edhe për trajtimin sa më profesional të tatimpaguesve, si dhe ruajtjen e konkurrencës së tregut.

Pjesëmarrës në këtë takimin nga Dogana e Kosovës ishin, z.Bajram Rexha – u.d. Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z.Fahri Gashi – Drejtor i drejtorisë së Akcizës dhe Procedurave, z. Bashkim Arifi – Drejtor i Zbatimit të Ligjit, z.Jashar Goga – Udhëheqës i sektorit për Procedura dhe Autorizim, si dhe z. Naser Sherifi- Udhëheqës i sektorit të Kontrollit pas Importit. Ndërsa nga ATK morën pjesë; Zëvendësues, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj, Drejtor për Programe dhe Procedura Nahit Sharku, Drejtori i Departamentit të Operacioneve Nijazi Asllani, Drejtor i Departamenti për Menaxhimin e Riskut dhe Planifikim Agron Hamiti, si dhe Zyrtare e Lartë Tatimor në Departamentin për Plan dhe Analizë, Haxhrije Mekolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco