Ndahen tre milionë euro ndihmë financiare për Trepçën

Ndahen tre milionë euro ndihmë financiare për Trepçën

12:13, 02/03/2021

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, ka nënshkruar me Trepçën Marrëveshjen për ndihmë financiare, për subvencione dhe për investime kapitale, në shumë prej 3 milionë eurosh.

Procedurat e pagesës së mjeteve marrin pak kohë dhe sapo jemi njoftuar se tashmë janë kryer pagesat dhe punëtorët e Trepçës sot gjatë ditës pritet t’i marrin pagat e tyre.

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka ndihmuar Trepçën. Në nëntor të vitit të shkuar, Qeveria kishte ndarë 1.1 milion për këtë ndërmarrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco