Përmbyllet cikli i trajnimeve për zbatimin e metodologjisë së përditësuar në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë

Përmbyllet cikli i trajnimeve për zbatimin e metodologjisë së përditësuar në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë

09:47, 01/03/2021
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës”, sot ka filluar të zbatohet faza e fundit e programit të trajnimit për zbatimin e metodologjisë për fazën e raportimit në auditim.
Programi i trajnimit për zbatimin e metodologjisë së përditësuar në auditimin financiar dhe të pajtueshmërisë është ndarë në tri pjesë/module. Ky program i trajnimit është duke u zbatuar nga ekspertët e Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë në kuadër të komponentës ?Përditësimi i doracakëve të auditimit (financiar dhe të pajtueshmërisë) dhe të letrave të punës, në përputhje me legjislacionin dhe SNISA-t?.
Pjesëmarrës në trajnim janë të gjithë auditorët e ZKA-së, ndërsa për shkak të pandemisë i gjithë programi i trajnimit është mbajtur online. Në fazën e parë të mbajtur në shtator të vitit 2020, përmes trajnimit trejavor, auditorët kanë përfituar njohuri lidhur me zbatimin e metodologjisë për planifikimin e përgjithshëm dhe detaj në auditim.
Pjesa e dytë e trajnimit dyjavor, i mbajtur në muajin janar 2021 ka përfshirë zbatimin e metodologjisë për fazën e ekzekutimit. Ndërsa, faza e tretë, do të përfshijë raportimin në auditim. Në fund të trajnimit të gjithë auditorët do t’i nënshtrohen testimit si dhe do të pajisen me certifikatë.
Përveç trajnimeve grupore, në vazhdimësi janë mbajtur edhe mentorime për ekipet e përzgjedhura pilot, me ç'rast ekipet kanë pasur mundësi të bashkëbisedojnë me ekspertët lidhur me zbatimin e metodologjisë në auditime konkrete. Njohuritë e fituara janë ndarë me ekipet e tjera të auditimit.
Përveç programit të trajnimeve për manualin e metodologjisë së kombinuar, në muajin maj i gjithë stafi auditues do të mbaj trajnime për zbatimin e Manualit të Auditimit të Pajtueshmërisë.
Projekti i Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës” shërben për avancimin e metodologjisë së auditimit, rritjen e cilësisë në auditim dhe fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, përmes zbatimit të rekomandimeve të auditimit nga subjektet e audituara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco