Covidi e ka gjunjëzuar Shqipërinë, por kosovarët me radhë kilometrike për t'u kthyer nga atje

Covidi e ka gjunjëzuar Shqipërinë, por kosovarët me radhë kilometrike për t'u kthyer nga atje

20:36, 28/02/2021

Në pikën kufitare të Morinës janë krijuar rreshte të gjata të makinave që po kthehen në Kosovë nga Shqipëria.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga autoritetet e dy vendeve për qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme, duket se këto këshilla e paralajmërime kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kjo situatë është konkretizuar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të Morinës, ku qindra makina me qytetarë nga Kosova kanë pritur në radhë për orë të tëra për t’u kthyer në shtëpitë e tyre pas një fundjave në Shqipëri.

Fluksi i makinave është shqetësues dhe ngre alarmin edhe një herë për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco