As kthimi i gjysmë milion euro nuk e shpëtojnë nga aktakuza kompaninë e rezervave shtetërore

As kthimi i gjysmë milion euro nuk e shpëtojnë nga aktakuza kompaninë e rezervave shtetërore

14:04, 26/02/2021 Nga B.T

Edhe pse duhej të ruante rezervat shtetërore, në prill të vitit 2019 kompania  e cila  ishte angazhuar për këtë çështje kishte marr gjysmën e grurit në vlerë rreth 530 mijë euro pa autorizim. Nuk ka kaluar shumë kohë kur Ministria e Tregtisë e Industrisë kishte zbuluar se po mungonin rezervat gjë për të cilën kishte njoftuar  institucionet përkatëse.

Avokatura Shtetërore me 31 maj ka ushtruar padi, derisa ka lajmëruar edhe organin e akuzës. 

E kompania me 22 janar të këtij viti i ka konfirmuar Avokaturës Shtetërore për kompensimin e dëmit, pagesë e cila është konfirmuar me 1 shkurt të këtij viti.

Derisa me 12 shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale ka ngrit aktakuzë për disponim dhe ndërrim të mallit pa autorizim.
 
E burimet e "Syri.net", nga Prokuroria Speciale thanë se edhe përkundër kompensimit të dëmit, aktakuza ka shkuar në gjykatë dhe se Prokuroria Speciale nuk do të zmbrapset, por do të kërkoi dënimin.

Sami Istrefi, avokat i përgjithshëm Shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, tha për "Syri.net", se pas pranimit të njoftimit nga MTI-ja, me 31 maj 2019, Avokatura Shtetërore ka ushtruar padi kundër Universal Food, për kompensimin e dëmit MTI-së, ndërsa duke u bazuar në nenin 29, të Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ka përpiluar shënim zyrtar për Kryeprokurorin e PTH në Prishtinë.

Ai tregoi se e paditura Universal Food me 22 janar të këtij viti, përmes adresës elektronike ju ka drejtuar Avokaturës Shtetërore për zgjidhjen e padisë me ujdi jashtëgjyqësore, ndërsa më 26 janar 2021 ka dorëzuar kërkesë për shlyerjen e detyrimit, për sasinë e grurit të deponuar si rezervë shtetërore.

"Me që përfaqësuesi i Universal Food na e ka konfirmuar se sasinë e grurit e ka vështirë ta siguroj, por edhe nëse fillon ta siguroj nuk është në gjendje të jepë afatin kohor të kthimit, e duke pasur parasysh se lëndët në procedurën civile po zgjatin me vite të tëra, ndërsa gjysma e grurit nga rezervat shtetërore mungon prej muajit prill, 2019 kemi konsideruar se është në interes të shtetit të pranohet kompensimi sipas çmimit të tregut", tha Istrefi.

Avokati shtetëror, tregoi se sasia e munguar e grurit është vërtetuar edhe njëherë nga MTI dhe kemi marrë konfirmimin se Universal Food nuk kishte kthyer 2519.910 tonë, ndërsa çmimin është siguruar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës – 0.21€, për kg).

Derisa avokati i përgjithshëm Shtetëror, tha se me 29 janar 2021 i kanë kthyer përgjigje Universal Food dhe përfaqësuesit të saj, duke e njoftuar për sasinë grurit që nuk e ka dorëzuar në MTI, për çmimin e tregut për kilogram dhe se mjetet duhet të barten në llogarinë e Thesarit, meqenëse Departamenti i Rezervave Shtetërore - MTI nuk kanë linjë të veçantë buxhetore.

Sami Istrefi, tregon se Avokatura Shtetërore më 1 shkurt 2021 është njoftuar nga Thesari se në llogarinë e tyre në BQK është bërë një pagesë në vlerë prej 529,181.10 Euro, “pagesa për rezerva shtetërore – Avokatura Shtetërore – MTI, për lëndën 1896/20, nga Universal Food”.

Bazuar në kompetencat ligjore e duke u mbështetur në Ligjin për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Avokatura Shtetërore ka këshilluar me shkrim MTI që në koordinim me Thesarin, sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet zëvendësimi i rezervave shtetërore të cilat nuk janë kthyer nga Universal Food, për shkak se ASH nuk ka lidhur ujdi dhe nuk e ka tërhequr padinë e ushtruar kundër Universal Food, ndërsa ka rezervuar të drejtën për kompensim shtesë, prandaj me rastin e fillimit të procedurës civile apo penale, duhet të i kemi shënimet e sakta, se a ka detyrim ende pala apo me ato mjete janë zëvendësuar rezervat shtetërore.

"Prandaj, konstatojmë se inicimin për ndjekje penale e ka iniciuar Avokatura Shtetërore, ndërsa padia e ushtruar nuk është tërhequr derisa të zëvendësohen rezervat e grurit me mjetet e bartura ne thesar nga Universal Food", tha avokati shtetëror Istrefi.

Sipas tij Avokatura Shtetërore është e hapur në publikimin e përfaqësimit të autoriteteve publike buxhetore të Republikës së Kosovës. Avokatura e shtetit ka njoftuar prokurorin e shtetit në detaje lidhur me këtë çështje!

Nga ana tjetër nga Prokuroria Speciale kanë treguar se kanë ngritur aktakuzë, me 12 shkurt 2021 për disponim dhe ndërrim të mallit pa autorizim pranë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me iniciale B.A dhe subjektit juridik me inicialet “U.F”.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dhe personi juridik kanë kryer veprën penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”, nga neni 29 të Ligji nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, me ç’rast të njëjtit përmes disponimit të paautorizuar të rezervës shtetërore (grurit), buxhetit të shtetit i kishin shkaktuar dëm prej 529.181.10 euro, dëm të cilën i pandehuri më pas e ka kompensuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco